KEDS

Pyetjet më të shpeshta

1. Pse është privatizimi i nevojshëm?

Distribuimi dhe Furnizimi i KEK-ut është një operim i kushtueshëm dhe jo efikas. Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje të ofroj nivelin e ekspertizës, investimeve dhe shkathtësive të nevojshme për operim teknik për një operim të nivelit botëror. Këto jo-efikasitete, të ndërlidhura me deficitin e inkasimeve, vjedhjeve, dhe të infrastrukturës jo kohore, krijojnë një ngarkesë të madhe financiare për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

Subvencionet e Qeverisë për KEK-un nuk janë të qëndrueshme. Ngarkesa e buxhetit Qeveritarë ka një ndikim negativ në aftësinë e Qeverisë për të adresuar nevojat e tjera.

Investimet e sektorit privat në Distribuimi dhe Furnizimin e KEK-ut do të përmirësoj infrastrukturën, efikasitetin në operim, inkasim, siguria në energji, qëndrueshmëria, të gjitha këto kritika për ardhmërinë ekonomike të Kosovës dhe për një përmirësim në kualitetin jetësor të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

2. Çfarë nuk është në rregull tani?

Ndërprerjet e rrymës, infrastrukturë të dobët, operim joefikas, shkallë e ulët e inkasimit, vjedhje, humbje komerciale, si dhe subvencione të mëdha të Qeverisë të cilat janë të paqëndrueshme.

Investimet e sektorit privat do të sigurojnë besueshmëri, përmirësojnë infrastrukturën, do të krijojnë sisteme dhe praktika efikase të operimit, do të përmirësoj shkallën e inkasimit me teknologji të re si dhe faturim të përmirësuar, do të reduktoj humbjet komerciale dhe të eliminoj subvencionet qeveritare.

3. Çfarë do të ndodhë kur të privatizohet Distribuimi dhe Furnizimi i KEK-ut ?

Konsumatorët do të shohin shërbime dhe besueshmëri të përmirësuara. Faturimi do të bëhet më efikas si dhe kualiteti në përgjithësi do të përmirësohet.

4. Pse të shesim asetet e arta të vendit një të huaji?

Qeveria është e përkushtuar të ofroj më të mirën për popullin e Kosovës, në një mënyrë plotësisht transparente. Për të identifikuar një investitor privat të rangut botëror është kritike për ardhmërinë tonë. Kjo sfidë është duke u ndërmarr pa asnjë paragjykim, dhe do të vazhdoj në kërkimin e investitorit më të mirë për Kosovën.

5. Kur do të ndodhë e tërë kjo?

Është në interesin më të mirë të Kosovës që të privatizoj sa më shpejt Distribuimin dhe Furnizimin e KEK-ut dhe atë në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare më të mira dhe më transparente. Procesi i privatizimit tashmë ka filluar dhe pritet të përfundoj në vitin 2011.

6. A do të rriten çmimet e rrymës?

Zyra e Rregullatorit të Pavarur të Energjisë është e ngarkuar me përcaktimin e shkallës së tarifave të cilat reflektojnë çmimet e energjisë në përputhshmëri me koston dhe investimet. Tregu është i lëvizshëm, ashtu siç janë edhe shkallët e tarifave.

7. Çfarë do të ndodhë nëse nuk e paguaj faturën time?

Mos pagesa do të rezultojë në shkëputjen e shërbimeve.

8. A do të përmirësohet leximi i orëve të rrymës?

Po. Orët e rrymës dhe leximi i tyre do të përmirësohen me instalimin e orëve të cilat nuk lejojnë ndërhyrje të paautorizuara dhe të cilat do të regjistrojnë saktë përdorimin e rrymës dhe të përcjellin këto informata për arsye të faturimit.

9. A do të ketë ndryshime të mëdha në numrin e të punësuarve?

Kërkesat e operimit do të diktojnë numrin e të punësuarve. Kompanitë private janë më efikase se sa ato të udhëhequra nga Qeveria, ashtu që mund të prite disa ndryshime.

10. A do të përmirësohet menjëherë pas privatizimit siguria e furnizimit dhe shërbimeve për konsumatorin?

Duhet të ketë disa shenja të përmirësimit në shërbime. Furnizimi varet nga disa faktorë të cilat përfshijnë kapacitetin e shërbimeve të KEDS-it, por edhe aftësinë e gjenerimit për të ofruar energji në bazë të marrëveshjes për blerjen e energjisë. Për një periudhe të shkurtër kohore, qëndrueshmëria në furnizim duhet të jetë evidente.

11. Çfarë do të ndodhë me borxhet e konsumatorëve ndaj KEK-ut?

Do të mbeten dhe duhet të paguhen.

12. A do të përcjellë Qeveria punën e kompanive të privatizuara?

Investitorët duhet të tregojnë performancën e tyre në bazë të kontratës dhe kushteve të përcaktuara. Çdo devijim nga kontrata mund të rezultojë në një numër veprimesh, disa prej të cilave janë të përcaktuara paraprakisht brenda kontratës. Investitorët do të jenë të gatshëm të tregojnë sukses në Kosovë, si dhe Qeveria do të jetë e gatshme të shoh një operim të suksesshëm për të mirën e mbarë popullit të Kosovës. Të gjithë do të kërkojnë suksesin, për të cilin do të jenë përfitues populli i Kosovës.

 


2010 © KEDS / KEK Electricity Distribution and Supply Privatization
Developed by: bluetech