KEDS

Komunikatë për Media, 6 prill 2011
There are no translations available.

 stema_e_kosoves 1.jpg - 20.79 Kb

Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Zhvillimit Ekonomik- Ministarstvo Ekonomskog Razvoja-Ministry of Economic Development
____________________________________________________________________________________

Zyra për Informim / Information Office / Kancelarija za Informacije


Prishtinë – 06 Prill 2011

Sot më 6 Prill 2011, është mbajtur mbledhja e Komitetit Qeveritar për privatizimin e Kompanisë së Distribuimit dhe Furnizimit me Energji Elektrike – KEDS. Pikë kryesore në agjendën e takimit ka qenë shpallja e kompanive të para-kualifikuara në procesin e privatizimit të KEDS-it. Afati i fundit për dorëzimin e Aplikacioneve për Para-kualifikim ka qenë 18 Mars 2011.

Njësia për Implementimin e Projektit, ka pranuar aplikacionet prej katër (“4”) kompanive:

  1. Limak Yatirim Enerji Üretim Isletme Hizmetleri Ve Insaat A. S, (”Limak’), e regjistruar në Turqi
  2. Çalik Enerji Sanayi ve Ticaret A.S. & Çalik Elektrik Dagitim A.?. Consortium, (”Çalik’), e regjistruar në Turqi
  3. TAIB Bank BSC (c) – Yildizlar SSS Holding A.S. Consortium, (”TAIB’), të regjistruar në Turqi dhe Bahrein
  4. Elsewedy Electric, (“Elsewedy”), e regjistruar në Egjipt

Shqyrtimi i aplikacioneve për para-kualifikim është bërë nga Komisioni Vlerësues, me përfaqësues nga secila Ministri, anëtare e Komitetit Qeveritar të  Privatizimit. Pas shqyrtimit të detajuar të të gjitha dokumenteve të përfshira në aplikacionet e dorëzuara, Komisioni i Vlerësimit për Para-kualifikim, ka vlerësuar dhe rekomanduar që të katër kompanitë/konzorciumet i përmbushin kriteret e përcaktuara në Dokumentin e Para-kualifikimit. Ky rekomandim është në përputhje të plotë me rekomandimet e Këshilltarit të transaksionit, IFC.

Prandaj, pas rekomandimeve të marra nga Komisioni Vlerësues për para-kualifikim dhe Këshilltari i Transaksionit IFC, Komiteti Qeveritar i Privatizimit të KEDS-it, në takimin e sotëm, më 6 Prill 2011, ka marrë vendim unanim, që kompanitë: ”Limak”, ”Çalik”, ”TAIB”, dhe “Ellsewedy” , të shpallë të Para-kualifikuara në procesin e Privatizimit të KEDS-it.

 

Me respekt nga:
Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Komiteti Qeveritar i Privatizimit të KEDS
Tel: +381 38 20021500

 

 

2010 © KEDS / KEK Electricity Distribution and Supply Privatization
Developed by: bluetech