| Sindikalistët të kënaqur me procesin |
|
There are no translations available. Përfaqësuesit e sindikatave janë shprehur të kënaqur me rekomandimet e dhëna për zgjidhjen dhe definimin e çështjes së punëtorëve në procesin e Privatizimit të sektorit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK.
Fllanza Hoxha i ka thënë përfaqësuesve nga sindikata se “kompania e ardhshme private cila do që do të kualifikohet si blerës i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK të gjithë punëtorët e këtij sektori do ti trajtoj sipas kontratave të tyre valide dhe ekzistuese që i kanë nënshkruar më herët me menaxhmentin e KEK të cilat mbrohen me ligjet e vendit në fuqi, përkatësisht me Ligjin e Punës”
|

Prishtinë, 11 tetor 2011 – Sindikatat rajonale të punëtorëve nga Sektori i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK kanë vizituar Dhomën për Informim Publik të Njësisë për Privatizimin e KEDS, ku edhe janë informuar për gjendjen aktuale të procesit të Privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të KEK.
Gjithashtu në takim është theksuar se në simulimin për transformimin e KEDS-it që Korporata Ndërkombëtare Financiare e ka realizuar në bashkëpunim me ekspertët lokal, vlen të theksohet se nuk është marrë parasysh efikasiteti i shtuar që mund të arrihet përmes largimit të punonjësve.