|
Shpallet Ftesa për Ofertim |
|
|
|
|
There are no translations available.
Katër kompanitë e parakualifikuara janë ftuar që deri me 28 shkurt të vitit 2012 të ofertojnë për blerjen e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të KEK.
Prishtinë, 30 nëntor 2011 - Komiteti për Privatizimin e KEDS-it, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, në prani të monitorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, ka aprovuar pakon tenderuese duke shpallë Kërkesën për Ofertim, për investitorët e parakualifikuar (Elsewedy, Limak, Taib Bank dhe Calik) në procesin e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK (KEDS).
Pakoja tenderuese përmban pesë dokumente të cilat tashmë do të jenë në dispozicion për investitorët e parakualifikuar. Këto dokumente janë; Rregullat për Ofertim; Marrëveshja për Shitblerje të Aksioneve; Marrëveshja për Furnizim me Shumicë me Energji Elektrike; Marrëveshja për Importe dhe Marrëveshja për Implementim.
|
|
Read more...
|
|
|
Sindikalistët të kënaqur me procesin |
|
There are no translations available.
Përfaqësuesit e sindikatave janë shprehur të kënaqur me rekomandimet e dhëna për zgjidhjen dhe definimin e çështjes së punëtorëve në procesin e Privatizimit të sektorit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK.
Prishtinë, 11 tetor 2011 – Sindikatat rajonale të punëtorëve nga Sektori i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK kanë vizituar Dhomën për Informim Publik të Njësisë për Privatizimin e KEDS, ku edhe janë informuar për gjendjen aktuale të procesit të Privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të KEK.
Gjatë këtij takimi me kryetarët dhe përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve nga ky sektor Menaxherja e Projektit të Privatizimit të KEDS, Fllanza Hoxha, u ka shpjeguar atyre detalisht mbarëvajtjen e procesit deri më sot, nivelin dhe kapacitetin profesional e financiar të kompanive të parakualifikuara dhe me kërkesë të sindikatave, diskutimet informuese janë fokusuar në çështjet sociale të projektit të privatizimit, përkatësisht, çështja e punëtorëve të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK.
|
|
Read more...
|
|
|